Fillojnë punimet në konakun e Begollëve në Pejë, shtëpisë së ndërtuar në shekullin XVIII-të

Peja

Fillojnë punimet në konakun e Begollëve në Pejë, shtëpisë së ndërtuar në shekullin XVIII-të

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 12:23
Konaku i Mahmut Begollëve në Pejë/ Foto Ministria e Kulturës

Ministri për Rini Kulturë dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet në konakun e Mahmut Begollëve në Pejë, e cila daton nga shekulli XVIII-të.

Ai nëpërmjet një postimi të bashkangjitur me fotografi në Facebook, ka njoftuar fillimin e rinovimeve, të cilës sipas tij do t’i kthehen vlerat të cilat i ka bartur ndër vite.

“Kanë nisur punimet në konakun e Mahmut Begollëve në Pejë. Shtëpisë së ndërtuar në shek. XVIII-të, do t’i kthehen vlerat që kishte”, ka shkruar Çeku.

Ministri Çeku ka thënë gjithashtu se kjo shtëpi simbolizon më së miri arkitekturën tradicionale e cila do të ruhet edhe për pasardhësit.

“Si një ndër shembujt e shkëlqyer të arkitekturës tradicionale të qytetit, do të ruhet për brezat e ardhshëm”, ka përfunduar ai.

Shtëpia e Begollëve është një thesar i trashëgimisë kulturore në Kosovë, i mbrojtur me ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat