Agjencia për statistika e Kosovës (ASK), ka dalë me rezultatet preliminare në nivel komunash për regjistrimin e popullsisë për vitin 2024.
Sipas ASK, katër komunat e rajonit të Pejës së bashku kanë mbi 174 mijë banorë, e udhëhequr nga Peja e cila e mban edhe primatin si qyteti më i madh.
Peja nga regjistrimi i popullsisë ka arritur të grumbullojë mbi 82 mijë banorë. E pasuar pastaj nga komuna e Istogut dhe ajo e Klinës me mbi 33 mijë respektivisht 30 mijë për kokë banori.
Deçani në gjirin e saj ka popullsi mbi 27 mijë duke e bërë komunën me më së paku banorë për rajonin e Pejës.
Statistikat e sakta nga rajoni i Pejës janë këto:
Peja: 82.661 banorë
Istogu: 33.066 banorë
Klina: 30.574 banorë
Deçani: 27.758 banorë
Vlen të theksohet se Prishtina mbetet me numrin më të madh të popullsisë me mbi 227 mijë banorë.