U raportua për rrahje, flet spitali në Pejë

Peja

U raportua për rrahje, flet spitali në Pejë

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka reaguar pas raportimeve se ka ndodhur një rrahje mes shefit të shërbimit teknik dhe punëtorit të sigurimit.

Ata kanë konfirmuar se ka pasur një fjalosje mes tyre lidhur me punën, por kanë demantuar se ka pasur rrahje.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë konfirmon se sot ka pasur një fjalosje mes Shefit të Shërbimit Teknik dhe një Pjestari të sigurimit të Spitalit, e që ka ndodhur lidhur me punën, por demantojmë pretendimet se ka pasur rrahje siç është shkruar në shkrimin e portaleve. Ky reagim vjen pas intervistimit të të dy të përshirëve në këtë rast e të cilët kanë pranuar se janë fjalosur por jo që ka pasur kacafytje fizike.”

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka thënë se do ta trajtojnë këtë rast në kuadër të rregullores disiplinore që është në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat