​Arrestohen disa zyrtarë të njësisë për patentë shoferë në Pejë

Peja

​Arrestohen disa zyrtarë të njësisë për patentë shoferë në Pejë

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 10:25

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se në Pejë janë arrestuar disa zyrtarë të njësisë për patentë shofer.

Durmishi shtoi poashtu se me kohë i kanë denoncuar këto raste.

Durmishi: Në Pejë kanë ndodhur arrestime të zyrtarëve që kanë punuar me patentë shoferë

Aktualisht ndodhem në rrugës për në vizitat e zakonshme qe i bëjmë në terren dhe posa morra lajmin se në Pejë kanë ndodhur arrestime të zyrtarëve që kanë punuar me patentë shoferë në Pejë. Ne me kohë i kemi denoncuar këto raste dhe me datën 2 shkurt kemi mbajt një konferencë për media ku i kemi paraqitur të gjitha të gjeturat tona që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin në njësinë për patentë shoferet në Pejë”, tha Hysen Durmishi.

Zëvendësministri Hysen Durmishi ka thënë se janë të pa kompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Durmishi: Ne jemi të pa kompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit

Unë i falënderoj organet e drejtësisë për veprimet të cilat i kanë marr deri më tani dhe shpresoj e besoj që kjo çështje do të shkoj deri në fund dhe të gjithë ata të cilët kanë qenë të përfshirë do të marrin dënimin e merituar. Ne jemi të pa kompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit dhe unë sot gjatë ditës do ta bëjë edhe një vizitë në qendrën për patentë shoferë në Pejë për të parë se atje puna po zhvillohet normalisht dhe pa asnjë pengesë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat