Infrakos: Stacioni i Trenit në Pejë nuk do të ndryshojë, mbrohet nga trashëgimia kulturore e Kosovës

Peja

Infrakos: Stacioni i Trenit në Pejë nuk do të ndryshojë, mbrohet nga trashëgimia kulturore e Kosovës

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Stacioni i Trenit në Pejë, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturale të Kosovës, ka qenë shpesh herë në qendër të diskutimeve lidhur me hapësirat e boshatisura që gjinden për rreth saj, pronësia e të cilave i takon ndërmarrjes Infrakos.

Sipas tyre Stacioni i Trenit në Pejë do të mbetet i pandryshuar derisa është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Zyrtari i Infrakos, Refet Çitaku, ka thënë se këto hapësira janë të mbrojtura nga trashëgimia kulturore dhe arkitekturale dhe çdo ndërhyrje në to duhet të bëhet me kujdes dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse.

Po ashtu Çitaku ka theksuar se stacioni është në pronësi të Infrakos dhe pa lejen e këtij institucioni, as komuna dhe as ndonjë organ tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këtë zonë. Ai ka shpjeguar se, megjithëse pamja e jashtme e stacionit do të mbetet e pandryshuar për të ruajtur karakterin e tij historik, është planifikuar që qarkullimi i trenave të rritet pas rehabilitimit të rrjetit hekurudhor.

“Ajo është pronë që i takon Infrakosit, dhe pa lejen tonë nuk mundet me ndërhy as komuna as askush, faktikisht pamja e jashtme nuk do të ndryshojë mirëpo qarkullimi i trenave pritet të rritet pas rehabilitimit ekzistues të rrjetit hekurudhor”, ka përfunduar ai.

Ky rehabilitim do të ndihmojë në rikthimin e funksionalitetit të plotë të stacionit, duke përmirësuar shërbimet dhe rritur efikasitetin e transportit hekurudhor në rajon, ndërkohë që ruan integritetin e tij historik dhe arkitektonik.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat