Spitali i Pejës avancon shërbimet me sallë të re operacioni në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës

Peja

Spitali i Pejës avancon shërbimet me sallë të re operacioni në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 15:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë një hap të rëndësishëm në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për pacientet e tij me hapjen e një salle të re operacioni në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

Tashmë, të gjitha operimet gjinekologjike dhe lindjet cezariane do të kryhen brenda këtij reparti, Kjo nismë siguron që gratë të marrin trajtim dhe kujdes në kushte optimale, duke përmirësuar cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve.

Salla e re e operacioneve është projektuar dhe pajisur sipas standardeve më të larta, duke ofruar një mjedis të sigurt dhe efikas për operacione të ndërlikuara dhe trajtime gjinekologjike.

Këtë lajm të rëndësishëm, Spitali Rajonal në Pejë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të cilin e kanë shoqëruar edhe me disa fotografi nga salla e re e operacioneve.

Në postim, spitali ka theksuar përkushtimin e tij për të avancuar në misionin e ofrimit të kujdesit shëndetësor të nivelit të lartë për të gjitha pacientet.

“Ky hap i rëndësishëm është një përparim i madh për kujdesin shëndetësor që ofrojmë, duke siguruar kështu kushte optimale për trajtimin dhe kujdesin e grave në nevojë. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë të avancojmë në misionin tonë për të ofruar kujdes shëndetësor të nivelit të lartë për të gjitha pacientet tona”, kanë shkruar ata.

Ky përparim është dëshmi e përkushtimit të Spitalit Rajonal në Pejë për të ofruar shërbime të standardit të lartë dhe për të përmbushur nevojat e komunitetit në mënyrë sa më efektive. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat