Këta janë dy personat që u lënduan mbrëmë nga shpërthimi në oborrin e një shtëpie në Pejë

Peja

Këta janë dy personat që u lënduan mbrëmë nga shpërthimi në oborrin e një shtëpie në Pejë

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodh mbrëmë në oborrin e një shtëpie në Pejë. Atje ka shpërthyer një mjet, si pasojë e të cilit janë lënduar dy persona.

Siç raportoi mbrëmë media, rasti ka ndodh rreth orës 20:00 në lagjen Jarin, në rrugën Halil Agusholli.

Si pasojë e shpërthimit janë lënduar dy persona, të cilët sipas informatave të para kanë marrë një mjet në dorë i cili më pas ka plasur.

Të lënduarit fillimisht janë dërguar në spitalin e qytetit ku edhe kanë marrë intervenimin e duhur mjekësor dhe më pas janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas burimeve të sinjalit, të lënduarit kanë qenë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Media zbulon se të lënduarit nga mjeti shpërthyes janë: Rrezon Kelmendi, 18 vjeçar dhe Epirot Krasniqi, 33 vjeçar.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe një veturë.

Ndërkohë, njësitet relevante të Policisë menjëherë pasi kanë pranuar informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetimet e para për rastin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat