Nga mazuti i dëmshëm në panele solare në spitalin e Pejës

Peja

Nga mazuti i dëmshëm në panele solare në spitalin e Pejës

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 22:35
Spitali i Pejës

Punimet e nje projekti shumë të nevojshëm për Spitalin e Pejes veçse kanë filluar.

Këto mbetje të zeza të mazutit, që ishte perdorur për të prodhuar energjinë elektrike për nevoja të lavanderisë më nuk do të jenë aty.

Kjo pasi që shumë shpejtë ajo do të funksionojë me energji të pastër elektrike, falë paneleve fotovoltaike.

Krejt kjo me financimin e Rotary club Peja, që ka përzgjedhur projektin për një sërë arsyesh, përfshirë këtu edhe bisedat me banorët përreth spitalit, që kishin ngritur shqetësimet për pasojat në shëndet nga djegia e mazutit.

Kryetari i Rotary Club Peja, Neshad Asllani, tregoi se projekti, nuk pati një kosto të ulët.

“Vlera e këtij projekti është 143.203 dollarë dhe nuk përkrahet vetëm nga rotary por edhe nga klube të tjera nëpër botë, një prej Amerikes, një prej Japonisë, dy prej Ëels-it, prej Francës, Anglisë e Suedisë. Ky projekt është shumë i madh, jo vetëm për spitalin por edhe për lagjën”, ka deklaruar ai.

I lumtur me përfitimin e këtij donacioni, është shprehur Drejtori i Spitalit të Pejës, Fazli Shala.

“Ky projekt është shumë i qëlluar dhe shumë inovativ për shkak të teknologjisë të cilën e ka zëvëndësu mazutin në panele solare që është shumë e rëndësishme për këtë ambient”, ka thënë ai.

E kompania kontraktuese që po kujdeset të implementoj projektin tregon dallimin në mes mazutit e tash paneleve solare.

“Me këtë mundemi me thënë që brenda vitit mundemi me kursy 250 mijë ton CO2 që kjo është një mrekulli që mundet me ju bashkangjitë këtyre alpeve që i kemi përrreth”, ka thënë Xhevat Muqa – Drejtor i kompanisë “Muqa Solar”.

E një qytetar që jeton në lagjën e Spitalit shprehet i lumtur me këtë ndryshim sepse mazuti i djegur kishte ndikuar edhe ne shtëpitë për rreth.

Projekti “Energjia e Ripërtëritshme për Ambient më të pastër në Spitalin e Pejës” është përkrahur nga Fondacioni Rotary në SHBA dhe në partneritet nga disa klube në shtete të ndryshem të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat