Në përvjetorin e 536-të të Horës së Arbëreshëve, komuniteti arbëresh në Sicili u nderua me një dhuratë të veçantë nga komuna e Pejës me shtatoren madhështore të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Ky monument i çmuar, një kryevepër në bronz e realizuar nga artisti i njohur Gëzim Muriqi nga Peja, u vendos në qendrën e Horës së Arbëreshëve, duke përfaqësuar një simbol të fuqishëm të lidhjeve të ngushta mes shqiptarëve dhe trashëgimisë së tyre të pasur në Itali.
Kryetari Muhaxheri gjatë vizitës te arbreshët në Itali/ Foto nga Gazmend Muhaxheri, Facebook
Kjo dhuratë, e mundësuar nga përpjekjet e Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohje për për komunitetin arbëresh, i cili ka ruajtur me krenari identitetin e tij ndër shekuj.
“Shtatorja e Skënderbeut në Horën e Arbëreshëve është një kujtesë e përhershme e rrënjëve tona të përbashkëta dhe e krenarisë që ndjejmë për trashëgiminë tone”, ka shkruar ndër të tjera Muhaxheri.
Zbulimi i shtatores së Skenderbeut/ Foto nga Gazmend Muhaxheri, Facebook
Kjo ngjarje e veçantë jo vetëm që përjetëson një nga figurat më të rëndësishme të historisë sonë, por edhe forcon lidhjet kulturore mes dy komuniteteve.