​Bordi i ri anulon konkursin për pozitën e kryeshefit ekzekutiv në KRU Hidrodrini në Pejë

Peja

​Bordi i ri anulon konkursin për pozitën e kryeshefit ekzekutiv në KRU Hidrodrini në Pejë

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Në mbledhjen e konstituive të Bordit të ri, të përkohshëm të KRU Hidrodrini, ky bord ka anuluar konkursin për pozitën e kryeshefit të kësaj ndërmarrje në Pejë.

“Në Mbledhjen e sotme konstituive - virtuale, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të KRU 'Hidrodrini', në përbërje të znj. Qëndresa Kukaj, znj.Mirjeta Heta, z.Noli Carrabregu dhe z.Samir Lleshi - Drejtorë dhe z. Besnik Zeqiraj - U.D. Kryeshef Ekzekutiv i KRU 'Hidrodrini', ka anuluar Konkursin për pozitën Kryeshef Ekzekutiv të kompanisë, me numër 1384 të datës 02 Gusht 2024”, thuhet në njoftim.

Pashtu në këtë takim, me ndryshim-plotësime Bordi i përkohshëm i Drejtorëve ka aprovuar Statutin e kompanisë. Në takim ka marrë pjesë edhe Kreshnike Dreshaj sekretare e kompanisë.

Sipas njoftimit, janë diskutuar dhe vlerësuar edhe çështje të tjera të brendshme, me rëndësi për kompaninë, në interes të drejtpërdrejt të konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë.

Më 2 gusht të këtij viti kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë ka kishte hapur konkurs për pozitën kryeshefit ekzekutiv, ndërsa sipas njoftimit ky konkurs ka qenë i hapur deri më 2 shtator 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat