Për herë të parë në Pejë mbahet Forumi i Paqes, me temë “Ndërtimi i paqes në një botë rivaliteti”

Peja

Për herë të parë në Pejë mbahet Forumi i Paqes, me temë “Ndërtimi i paqes në një botë rivaliteti”

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Edicioni i parë i Forumit të Paqes në Pejë do të mbahet më 11 shtator në Universitetin “Haxhi Zeka” – një institucion i rëndësishëm arsimor në Kosovë.

Tema e edicionit të këtij viti do të jetë “NDËRTIMI I PAQES NË NJË BOTË RIVALITETI”.

Në kuadër të saj do të trajtohet nevoja urgjente për ndërtimin e paqes dhe parandalimin e konflikteve në një dekadë mosbesimi, pasigurie dhe mosmarrëveshjeve në rritje.

Gjithashtu, forumi do të vazhdojë të fokusohet në fuqizimin e dialogut në mes të palëve në konflikt dhe nevojën urgjente për ndërtimin e besimit në familje, komunitet dhe në mes të fqinjëve.

Paqja dhe konflikti fillojnë në familje, ato ushqehen në komunitet dhe zgjerohen globalisht.

Ndërtimi i besimit, toleranca dhe e vërteta janë parakushte për paqe të qëndrueshme.

Kohët e fundit në shumë vende, radikalizmi dhe ekstremizmi po bëhen më të rrezikshëm dhe më me ndikim, ato zhvillohen aty ku mungon edukimi cilësor dhe fokusi është i gabuar dhe i shpërqendruar në gjëra më pak të rëndësishme.

Edukimi është mjeti më i mirë për të luftuar dhunën duke pajisur qytetarët me aftësi të të menduarit kritik. Objektivi për zhvillim ekonomik dhe edukim të qëndrueshëm mund të reduktojnë dhe përfundimisht eliminojnë dhunën, radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin në shoqëri.

Rotary Club Peja dhe Universiteti “Haxhi Zeka” kanë kënaqësinë e veçantë të përkrahin Forumin e Paqes në Pejë dhe mirëpresin në Pejë dhe në universitet, ekspertët, paqe ndërtuesit, profesionistët dhe liderët e njohur ndërkombëtarë dhe kombëtarë nga SHBA, Gjermania, Italia, Ukraina, Japonia, Kolumbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova.

Paqja është më shumë se mungesa e luftës…ajo është gjithashtu mungesa e varfërisë, papunësisë dhe pabarazisë.

Vizioni i Paqes është një përpjekje e vazhdueshme për të arritur mirëkuptim në mes të njerëzve, bashkëpunimin në mes të shteteve, organizatave joqeveritare, sektorit privat dhe shoqërisë civile.

Gjenerimi i zgjidhjeve inovative për sfidat e vazhdueshme për paqe dhe zhvillim nuk duhet ndaluar kurrë.

Duke bashkëpunuar me të rinjtë, studentët dhe Rotarianët nga mbarë bota si dhe me liderët dhe ekspertë të fushave të ndryshme, FORUMI I PAQES NË PEJË do të bëhet ekosistem për idetë dhe inovacionet dhe qendër bashkëpunimi për liderët, intelektualët, ekspertët dhe investitorët për të kontribuar në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në botë.

Jeni të mirëseardhur të merrni pjesë në Forumin e Paqes në Pejë, detajet, vendi, koha dhe linku në vazhdim:

FORUMI I PAQES NË PEJË – EDICIONI I PARË

VENDI: UNIVERZITETI “HAXHI ZEKA”

DATA: 11 SHTATOR, 2024, ORA 09:00 – 13:40.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat