Një aksion është duke u zhvilluar në rajonin e Pejës, ndërsa nga Prokuroria Themelore në Pejë është bërë e ditur se sasia e drogës së sekuestruar është mbi 1 ton, gjersa vlera rreth 5 milionë euro.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Sot mbi një ton drogë është sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë. Vlera e drogës është rreth 5 milion euro dhe është ndër aksionet më të mëdha antidrogë nga paslufta. Aksioni është në zhvillim. Për detaje tjera ju njoftojmë ndërkohë”, është shprehur Nikçi.
Ky aksion po konsiderohet si ndër aksionet më të mëdha antidrogë që nga paslufta.