Ndër aksionet më të mëdha anti-drogë që nga pas lufta – sekuestrohet mbi 1 ton drogë në Pejë në vlerë rreth 5 milionë euro

Peja

Ndër aksionet më të mëdha anti-drogë që nga pas lufta – sekuestrohet mbi 1 ton drogë në Pejë në vlerë rreth 5 milionë euro

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Një aksion është duke u zhvilluar në rajonin e Pejës, ndërsa nga Prokuroria Themelore në Pejë është bërë e ditur se sasia e drogës së sekuestruar është mbi 1 ton, gjersa vlera rreth 5 milionë euro.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Sot mbi një ton drogë është sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë. Vlera e drogës është rreth 5 milion euro dhe është ndër aksionet më të mëdha antidrogë nga paslufta. Aksioni është në zhvillim. Për detaje tjera ju njoftojmë ndërkohë”, është shprehur Nikçi.

Ky aksion po konsiderohet si ndër aksionet më të mëdha antidrogë që nga paslufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat