Pjesë të mëdha të Pejës kanë mbetur pa ujë, shkak i një prishje të një gypi.
“Pa furnizim kanë mbetur B.T. ‘Kapeshnica’, një pjesë e rrugëve dytësore të B.T. ‘Qendra’ dhe B.T. ‘Dardania’ me të gjitha rrugët dytësore”, shkruan në njoftim.
“Pasojë e një avarie serioze që ka ndodhur në Gypin DN 450 me lokacion në rrugën ‘Bajram Kelmendi’, pjesë të mëdha të Pejës, kanë mbetur pa furnizim me ujë”, thuhet tutja aty.
KRU “HIDRODRINI” Sh.A.-Pejë, mes tjerash tha se ekipet po punojnë në sanimin e avarisë, ndërsa furnizimi pritet të rikthehet rreth orës 13:30 minuta.