Spitali i Pejës në mungesë të mjekëve: Reparti i oftalmologjisë me vetëm një specialiste të kësaj fushe

Peja

Spitali i Pejës në mungesë të mjekëve: Reparti i oftalmologjisë me vetëm një specialiste të kësaj fushe

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se reparti i oftalmologjisë është në mungesë të specialistëve dhe për momentin operon vetëm me një oftalmologe, Dr. Pranvera Çavolli, e cila me përkushtim të madh po kujdeset për pacientët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, spitali ka bërë të ditur punën e palodhur të Çavollit, duke theksuar rëndësinë e rolit të saj si mjeke e vetme specialiste e oftalmologjisë, që ofron kujdes të gjithanshëm për pacientët.

Dr. Pranvera Çavolli, oftamologia e vetme në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës/ Foto Spitali i Pejës, Facebook

Dr. Çavolli është e njohur për qasjen e saj njerëzore dhe të ndjeshme ndaj pacientëve, duke krijuar një mjedis ku ata ndihen të sigurt dhe të mirëkuptuar. Ajo ka zhvilluar një reputacion si një udhëheqëse e shkëlqyer, duke udhëhequr një ekip të Infermiereve të përkushtuara, me qëllim për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për çdo pacient”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Sipas postimit, Çavolli si shefe e repartit të oftalmologjisë, luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e sëmundjeve si katarakta, glaukoma, dhe sëmundjet e retinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat