Prokuroria në Pejë organizon tryezë lidhur me rastet e dhun’ës në familje

Peja

Prokuroria në Pejë organizon tryezë lidhur me rastet e dhun’ës në familje

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 09:23
Prokuroria Themelore

Prokuroria Themelore në Pejë, me mbështetjen e OSBE-së, do të organizojë një punëtori lidhur me “Rastet e dhunës në familje dhe trajtimin e personave të paraburgosur me nevoja të shëndetit mendor”.

Në ketë tryezë do jenë të pranishëm mbi 35 persona, përfshirë zyrtarë të institucioneve vendore, ndërkombëtar edhe anëtarë të shoqërisë civile.

Tryeza do të mbahet prej orës 10:00-13:00 në hotelin “Dukagjini” në Pejë, bëhet e ditur në kumtesë.

“Pjesë e panelit diskutues do jenë:

Agim Kurmehaj – Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë

Laura Pula – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë

Mark Lasser – Shef i Sektorit për Drejtësi dhe Ligj, OSBE

Nushe Kuka Mekaj – Gjykata Themelore në Pejë

Shaban Shala – Kolonel, Drejtoria Regjionale e Policisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat