Prokuroria Themelore në Pejë: Më shumë se 250 raste të dhunës në familje nga janari deri në tetor

Peja

Prokuroria Themelore në Pejë: Më shumë se 250 raste të dhunës në familje nga janari deri në tetor

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Në punëtorinë e organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me OSBE-në, u bë e ditur se për periudhën janar-tetor, janë regjistruar një numër të konsiderueshëm rastesh lidhur me dhunën në familje, mbi 250 sosh.

Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria Themelore ka pranuar gjithsej 259 raste, nga të cilat janë paraqitur 208 aktakuza për veprën penale të dhunës në familje.

Përveç kësaj, janë bërë 38 kërkesa për paraburgime dhe 16 ekzaminime psikiatrike për të vlerësuar gjendjen e të akuzuarve dhe viktimave të dhunës.

Këto statistika dëshmojnë rëndësinë e trajtimit dhe mbështetjes së rasteve të dhunës në familje, si dhe nevojën për një qasje të integruar në trajtimin e këtyre situatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat