Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Pejë, Ali Berisha, ka dënuar ashpër sulmin ndaj kryetarit të kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.
Berisha përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se akte të tilla shëmtojnë pasqyrën tonë, qoftë si qytet, shtet e komb.
“Secili akt dhune është i papranueshëm dhe duhet të marrë epilogun meritor.
Akte të tilla shëmtojnë pasqyrën tonë, qoftë si qytet, shtet e komb”, ka thënë Berisha.