Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për kultivimin e hashashit dhe kokainës në Pejë

Peja

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për kultivimin e hashashit dhe kokainës në Pejë

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 13:56
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë ndaj tre të dyshuarve Gzim Gashi, Faik Gashi dhe Selim Gashi, për kultivimin e bimës së hashahti e kokainës.

Kjo është bërë e ditur nga aktvendimi i siguruar nga“Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, Prokuroria Themelore në Pejë, kishte marrë vendim mbi fillimin e hetimeve kundër të dyshuarve Gzim Gashi, për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprën penale, “Kultivimi i bimës së hashashit. Shkurrës së kokainës ose bimëve të hashashit”, ndërsa për të dyshuarit Faik dhe Selim Gashi, aktvendim për zgjerimin e hetimeve për veprën e njëjtë.

Gjykata më 31 tetor 2024, kishte mbajtur dhe zhvilluar seancën dëgjimore për caktimin e paraburgimit, ku prokurori i shtetit Ersan Qavolli kishte deklaruar se janë plotësuar kushtet themelore për dyshimin e bazuar se të pandehurit kishin kryer veprën penale të lartcekur.

Ai kishte theksuar se përmes raporteve janë identifikuar parcela e cila dyshohet se ka të mbjellur narkotikë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat