Teksa mbrëmjen e së mërkurës, dhe orët e hershme të së enjtes në shumë qytete të Kosovës pati reshje bore, në Pejë nuk ndodhi kështu.
Atje pati vetëm reshje shiu me erëra të fuqishme, ku si pasojë një pjesë e konsiderueshme e kësaj komune ka mbetur pa energji elektrike.
“Bora ka mbetur në Rugovë sipas të gjitha gjasave, shpresojmë që të bie pak më poshtë, pasi për momentin është -1 gradë, e rruga për Rugovë shpresojmë të rregullohet kur duam të shkojmë ta shijojmë borën”, u shpreh Daci për emisionin “Ora Shtatë”.
“Mbrëmë kur në qytetet e tjera ka pasur reshje bore, tek ne ka pasur reshje shiu dhe erëra të forta të cilat një pjesë të konsiderueshme e ka lënë pa energji elektrike, e tani shpresojmë të intervenojnë KEDS-i”.