Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka kërkuar që KEDS-i të sigurojë furnizim më të shpejtë me energji për qytetarët e Pejës.
‘’ Ne kërkojmë që KEDS-i t’i furnizojë qytetarët sa më shpejtë me energji elektrike ‘’, tha Muhaxheri.
Ai ka shprehur shqetësimin e tij për vështirësitë që po hasin banorët, veçanërisht në lagjen Vitomiricë, e cila është shumë e ngarkuar me konsum, si dhe në Luginë të Baranit, ku problemet janë po ashtu të mëdha.
Muhaxheri gjithashtu ka përmendur fshatrat e Potgurit, Radavc, Novosellë, Jabllanicë të Madhe dhe Jabllanicë të Vogël, të cilat po përballen me vështirësi serioze për shkak të rrjetit të vjetër dhe ngarkesave të mëdha që po shkaktohen nga trafot e kësaj zone.
‘’Ka ankesa të shumë për këto problemet me rrymë në rajonin e Pejës, e sidomos në lagjen e Vitomiricës e cila është shumë e ngarkuar është njëjte edhe lugu i Baranit I cili ka problem të mëdha janë edhe komplet fshatrat e Potgurit,Radavc, Novosellë, Jabllanicë e madhe ,Jablllanicë e vogël të cilat kanë probleme të theksuara për shkak të rrjetit të vjetqër dhe ngarkesës së madhe që është në trafot e kësaj zone’’, tha Muhaxheri.
Kujtojmë se sot, disa qytetarë të Pejës kanë paralajmëruar protesta për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj ndërprerjeve të shpeshta dhe mungesës së furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike, duke kërkuar veprime më urgjente nga institucionet përgjegjëse.