Muhaxheri: Kërkojmë që KEDS-I t’ I furnizojë qytetarët sa më shpejtë me energji elektrike

Peja

Muhaxheri: Kërkojmë që KEDS-I t’ I furnizojë qytetarët sa më shpejtë me energji elektrike

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 16:29
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka kërkuar që KEDS-i të sigurojë furnizim më të shpejtë me energji për qytetarët e Pejës.

‘’ Ne kërkojmë që KEDS-i t’i furnizojë qytetarët  sa më shpejtë me energji elektrike ‘’, tha Muhaxheri.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij për vështirësitë që po hasin banorët, veçanërisht në lagjen Vitomiricë, e cila është shumë e ngarkuar me konsum, si dhe në Luginë të Baranit, ku problemet janë po ashtu të mëdha.

Muhaxheri gjithashtu ka përmendur fshatrat e Potgurit, Radavc, Novosellë, Jabllanicë të Madhe dhe Jabllanicë të Vogël, të cilat po përballen me vështirësi serioze për shkak të rrjetit të vjetër dhe ngarkesave të mëdha që po shkaktohen nga trafot e kësaj zone.

’Ka ankesa të shumë për këto  problemet me rrymë në rajonin e Pejës, e sidomos në lagjen e Vitomiricës  e cila është shumë e  ngarkuar është njëjte edhe lugu i Baranit  I cili ka problem të mëdha janë edhe  komplet fshatrat e  Potgurit,Radavc, Novosellë, Jabllanicë e madhe ,Jablllanicë e vogël të cilat kanë probleme të theksuara për shkak të rrjetit të vjetqër dhe ngarkesës së madhe që është në trafot e kësaj zone’’, tha Muhaxheri.

Kujtojmë se sot, disa qytetarë të Pejës kanë paralajmëruar protesta për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj ndërprerjeve të shpeshta dhe mungesës së furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike, duke kërkuar veprime më urgjente nga institucionet përgjegjëse.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat