Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka vlerësuar se viti që po e lëmë pas ka qenë I suksesshëm në rregullimin e infrastrukturës.
Muhaxheri ka përmendur projektet të cilat kanë përfunduar gjatë vitit që po e lëmë pas.
Ai tutje si projekt të madh ka përmendur punimet që kanë filluar në qendër të sheshit.
“Kanë filluar punimet në qendër të sheshit, nuk kanë përfunduar, por deri në muajin qershor shpresojmë se do të përfundojë edhe rregullimi i kësaj pjese të qytetit dhe do të merr formën që do të dëshirojnë qytetarët e Komunës së Pejës. Përfundimi i urës do të krijojë mundësi që sheshi të zgjatet më tutje, kemi punuar shumë në rregullimin e shtratit të lumit dhe veshjen me gurë. Jemi në finalizim të këtij projekti të madh që është punu gati 7 vite. Janë përfunduar dy ambulanca super moderne një në Karagaq dhe një në Vitomericë…”.
Muhaxheri ka folur edhe për sfidat që e kanë përcjell gjatë këtij viti, duke përmend kontratën kolektive në arsim e cila u ka sjell telashe në buxhet.