Spitali i Pejës dënon operatorët që nuk përmbushen me kohë kontratat

Peja

Spitali i Pejës dënon operatorët që nuk përmbushen me kohë kontratat

Më: 9 janar 2025 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dënuar disa kompani të cilat nuk kanë përmbushur kontratat e lidhura me spitalin.

Kompanitë ishin kontraktuar si operatorë ekonomikë, në përkim me nevojat e spitalit.

Por, të njëjtat nuk kanë përmbushur kontratat e tyre sipas afateve, bën të ditur spitali.

Lista përfshin tetë operatorë. Dënimet luhaten nga 120 deri në mbi 1 mijë euro.

Dënimi i plotë i këtyre kompanive është 3091.77 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat