Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, nga data 1 janar deri 31 janar 2025, kanë realizuar urdhëresat e gjykatës ndaj personave tё kërkuar, duke arrestuar 13 persona tё dyshuar.
Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale, shtatё nga tё dyshuarit janё dёrguar nё vuajtje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit.
Ndёrsa gjashtё tё tjerë janё dёrguar nё seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё paguar gjobёn janё liruar.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga gjykatat kompetente.