Ngrica në rrugët e Pejës, policia kërkon nga shoferët të kenë kujdes

Peja

Ngrica në rrugët e Pejës, policia kërkon nga shoferët të kenë kujdes

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, drejtoria rajonale në Pejë ka apeluar tek shoferët që të kenë kujdes gjatë lëvizjes së automjeteve të tyre për shkak të ngricave në rrugë.

Policia ka kërkuar që shoferët ti përshtaten kushteve të rrugës.

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, apelon tek tё gjithё pjesëmarrësit nё komunikacion, tё kenë kujdes tё shtuar gjatё lëvizjeve me automjetet e tyre, pasi qё jemi nё sezonin dimёror dhe sipas institutit meteorologjik tё Kosovёs, ёshtё duke mbretëruar mot i ftohtё, dhe nё rrugё ka ngrica, gjendje e cili do tё vazhdoj edhe ditёt ne vijim, andaj pёr tё parandaluar aksidentet ne komunikacion APELOJMË, tek tё gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion ti përshtaten kushteve te rrugëve dhe shenjave tё trafikut”, thuhet në njoftim.

Tutje policia thekson se ndaj tё gjithё vozitёsve tё cilёt nuk posedojnë pajisjet dimërore tё caktuara me ligj, do tё merren masa pёr kundёrvajtёsit konform ligjit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat