Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore bashkojnë forcat për të forcuar lidhjet me diasporën shqiptare në Zvicër

Peja

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore bashkojnë forcat për të forcuar lidhjet me diasporën shqiptare në Zvicër

Nga: Dashnim Hebibi Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore (ISHHVJ), me seli në Zvicër, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me fokus në forcimin e lidhjeve me diasporën shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër. Marrëveshja u formalizua nga Rektori i UHZ, Prof. Dr. Armand Krasniqi, dhe Presidenti i ISHHVJ-së, Dr. Sc. Dashnim Hebibi.

Ky bashkëpunim synon të krijojë ura lidhëse mes institucioneve dhe profesionistëve shqiptarë në Zvicër, duke mundësuar shkëmbimin e ideve, përvojave dhe ekspertizës në fusha të ndryshme.

Një aspekt kyç i marrëveshjes është angazhimi për të promovuar kontributin e diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës, si dhe fuqizimin e rolit të saj në sektorë të ndryshëm profesionalë.

Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet i përkushtuar në krijimin e partneriteteve strategjike që fuqizojnë bashkëpunimin me komunitetin shqiptar jashtë vendit, duke e konsideruar diasporën si një aset të çmuar për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat