Policia e Kosovës ka shpërndarë lule qytetareve në Pejë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Lulet iu dhanë si “akt simbolik vjen si shprehje e respektit dhe mirënjohjes për rolin dhe kontributin e grave në shoqëri dhe institucione”, tha policia.
“Me rastin e Festës së 8 Marsit 2025 dhe në kuadër të Projektit: “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botë”, sot është realizuar shpërndarja e luleve për nënat dhe motrat tona në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.
Ky akt simbolik vjen si shprehje e respektit dhe mirënjohjes për rolin dhe kontributin e grave në shoqëri dhe institucione. Urime 8 Marsin të gjitha grave, me dëshirën për shëndet, suksese dhe gëzim në jetën e tyre!”, njoftoi policia.