I dashur vëlla u bënë 12 vite që kur të humbëm. Jetës sonë ju shtua jo një dhimbje, por një helm i përjetshëm.
Të përkujtosh një engjëll si ty vëlla është pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Zemrat tona çdo ditë e më shumë e ndjejnë mungesën tënde, sepse ishe plot jete dhe i dashur për të gjithë. Koha nuk po i shëron plagët, as lumturia e tërë botës nuk e plotëson mungesën tënde.
Faleminderit që na le faqebardhë, ballëhapur dhe krenar. Mburremi me ty.
Edhe pse nuk jemi bashkë, ti je pjesë e jetës tonë që do të jetosh gjithmonë në zemrat tona.
Me dhimbje në zemër të përkujton baba Maxhuni, Nena Bora, motra Florija Kadrijaj dhe mbarë familja nga Gjermania.