Sot është ditëlindja jote Babi, na mungon shumë!
Nuk i numëroj më vitet që do kishe tani sepse nuk mundem...
Sot dua të flas me ty si dikur, të shikoj sytë e tu që shkëlqejnë dhe flasin pa fjalë, t'a ndjej aromën tënde si dikur...
Babi, ti do mbetesh gjithmonë busulla jonë, shoku më i mire dhe mësuesi i jetës!
Ti e shtrëngove fortë familjen tonë dhe e bëre të ishte e qetë dhe më e lumtura në botë...
Të duam shumë Babi, në këtë ditë tënden ne s'mundemi të të urojmë dot.
Gjithmonë krenar me ty: bashkëshortja, vajzat, djemtë dhe nipat e mbesat!