Në këtë muaj të festave të fund vitit, kujtojmë me shumë mall ardhjen tuaj nga Gjermania në Kosovë për te festuar bashkë me ne, e që kur ike Ti, çdo gjë është me e zbehtë dhe e zbrazët pa TY, Nënë!
mungon dashuria jote e madhe, fjala jote e ëmbël, urtësia dhe mirësia e pashtershme me të cilat gjithmonë ke mbushur zemrat tona.
dhurove jetën, rritën, gëzimin, dëshirat, vullnetin, shpresat dhe shumë dashuri, më e dashura, më e shtrenjta jonë. Ishe dhe mbetesh gjithnjë hyjnore dhe engjëll mbrojtës për ne, Nëna dhe gjyshja më e dashur në botë!
Sot në këtë ditë të mallit të pashuar e dhembjes së madhe, edhe njëherë të falemi shumë për të gjitha që bëre për ne, e dashura Nënë!
Me mall të përhershëm të kujtojnë:
Bashkëshorti Imeri, vajzat: Gjylfidanja, Hatixhja, Belkizja, Rabija dhe Lumturija, djemtë: Xhelali dhe Xhevdeti, rejat: Sabria dhe Begeja, nipat: Arbi, Lumi, Ariani, Arniti, Liri, Drini dhe Lisi, mbesat: Argjira, Yllka, Era, Vesa, Filiza, Rita, Eli, Ema, Hana, Rrezja dhe Yllëza.