Teuta, motra jonë e dashur, vitet kalojnë, kujtimi për ty është me shumë mall e dhembje.
Janari i ftohtë sjell me vete stuhi e acar,
Fluskat e borës që bien freskojnë kujtimin e trishtuar.
Ti ike moj motër, more rrugën për parajsë,
Në zemrën e copëtuar kishe veç dashuri dhe gaz.
E di motër që dhe ti lart shkove,
Me shpirtin e pastër, ndër yje kalove.
Yll “ti” mes yjesh, je kthyer në shenjtore,
Je larg nesh motër, zemrën ç’na e copëtove!
Teuta, malli për ty sikur zemrat i ka ngrirë.
Nuk ka fjalë as lot që mjaftojnë të shprehim mallin e pikëllimin për ty!
Teuta, ishe mikesha e zemrës. Na mungon dashuria jote fisnike. Besnikëria jote ishte e madhe sa e gjithë bota. Virtytet e tua të pashembullta, fjalët e tua të peshuara mirë, maturia jote, sjellja e mendja jote e mirëfilltë ndaj secilit person mbesin udhë rrëfim për gjithë ne.
Kujtimet me ty, janë çastet më të bukura, malli i pashterur, sjellë shpresë për bashkimin tonë në amshim.
Ne të ruajmë në thellësinë tonë të shtrëngojmë e të mbajmë fort me vete në çdo hap deri në fund të kësaj jete.
Teuta, të kujtojmë ditë për ditë me plot dhembje e dashuri: Familja Mazrekaj