Babush u bën 15 vite pa ty, u bë kohë e gjatë që ti nuk vjen ta hapësh derën e shtëpisë e të na sjellësh gëzimin që na solle gjatë gjithë asaj kohe sa ishim bashkë.
Të kishim gjithçka, nuk ishe vetëm një baba, ditën kur ti ike në amshim more buzëqeshjen e botes me vete, pa ty ndryshoj çdo gjë.
Emri yt Gani Hoti dhe përvjetori yt shkakton mërzi e lot tek të gjithë që të njohën, por edhe na bën shumë krenar që të patëm.
Veprat e tua dhe fjalët e mira për ty zbusin çdo mërzi.
Lus Zotin të takohemi në botën tjetër, aty ku do të jemi përjetë bashkë.
Të duam shumë babush.
E kujton djali Liridoni me nusen Erleten dhe nipi Relanti me motrat Antilen dhe Tijanën e vogël.