Shumë vështirë qenka të shkruajmë përkujtim për ty, o daja Can, na është e pabesuesshme që s'të kemi më në mesin tonë!
Ah, sa na ka marrë malli me ardh me t'pa, me e dëgju thirrjen kur na shihje "O mirë se erdhët te daja!"
Nuk mund t'a paramendojmë që ti nuk na del më përpara.
Sa plot gjallëri dhe energji ishe, gjithmonë i buzëqeshur e sa fort i dashur për të gjithë ne. Përkushtimi i lartë dhe zemërgjerësia e jashtëzakonshme për familjen e gjërë dhe shoqërinë anëmbanë ishin veti tuaja të pakrahasueshme.
Kujtimet me ty do jenë gjithmonë pjesë e jetës sonë. Lamtumirë, daja Can…
Me mall të përkujtojnë nga Zvicra: Halla Rukë, Dijana me fëmijët Marigonën dhe Ganiun, Violeta, Burbuqja,
Agroni, Ardiani me bashkëshortën Afërditen dhe vajzën Aurelën