Sot me 22 shkurt 2021 u bënë 20 vjet nga ndarja tragjike, nga më i dashuri ynë
Mungesën tënde e ndien i madh e i vogël në familjen tonë.
Dhembja nuk shprehet me fjalë, as me lot, ajo është thellë në brendësinë e shpirtit tonë ! Vdekja e jote e hershme hapi një plagë të madhe në zemrat tona, që koha nuk e shëron dot as sot pas 20 viteve. Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës sonë. E madhe është krenaria që të patëm, por edhe më e madhe është dhembja që nuk je më me ne.
Gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona i pa harruar!
Të përkujtojmë me mall: nëna Hatixhja, vëllai Lulzimi me bashkëshorten Blerinën dhe fëmijët Nevruz e Elias, motra Violeta me fëmijët Leon e Lina dhe bashkëshortin Hasanin, motra Sosja me Domenikun, Tixha me Lauren si dhe mbarë familja Krasniqi në Gjermani dhe Junik.