Sot 9 vite pa babin tim të dashur.
Nuk kuptoj dot, pse thonë që dhimbja shuhet me kohën, përkundrazi, dhimbja po shtohet, kur të kesh një babush si ti, babi im i dashur.
Vdekja të ndau nga kjo jetë, por jo nga zemra jonë.
Çdo fjalë është e pakët për ty, babi im.
Jemi krenarë që të patëm.
Të përkujtojmë përherë me mall bashkëshortja Kumria, vazja Mirlinda, nipi Albani si dhe dhëndri Adnani.