U bënë 16 vjet dhembje dhe kujtim për ty koleg i nderuar. Të kishim një krah të fuqishëm në betejën për lirinë e fjalës dhe ndërtimin e demokracisë. Ne nuk besonim se aq shpejt mund të ndaheshim, në vlugun e jetës dhe përpjekjeve për më shumë drejtësi.
Fatkeqësisht shumë nga shpresat që kishim atëherë, po mbesin të zymta edhe tani, 16 vjet pas, i nderuar Bardhyl!
Ankthi i atyre viteve vazhdon ta mbajë Kosovën të tronditur edhe më! Ti ike për në amshim në lule të rinisë, si altar përjetësie!
E vrasësve që ishin aq perfid, dita e ndëshkimit do t’ju vije!
Të përkujtojnë me mall dhe respekt kolegët dhe i gjithë stafi i gazetës “Bota sot”!