Çdo përvjetor është vështirë të shkruhet për ty motër e dashur. Vitet kalojnë por dhimbja për ty mbetet e njëjtë.
U bënë 5 vjet pa ty dhe ne ende nuk duam ta besojmë ndarjen tënde nga ne sepse na ike pa u përshëndetur dhe na le të pikëlluar të gjithëve.
Po jetojmë me mall që asgjë nuk na e largon, derisa një ditë të takohemi në atë botë.
Të pikëlluar për ty motër e dashur jetojnë: Vëllai Meta me familje, motrat Gjejroni, Sosja, Tusha, Luljeta dhe Gjyla, nipat, mbesat dhe mbarë farefisi nga Lybeniqi dhe diaspora.