Shumë vështirë qenka të shkruajmë përkujtim për ty, ashtu siç është e vështirë të pajtohemi më mungesën tënde.
Me dhimbje në zemër dhe lot në sy i mbajmë kujtimet më të bukura për Ty.
Dhimbjen e madhe që kemi për ty, nuk shuhet as nuk harrohet kurrë.
Malli dhe lotët për ty do të na përcjellin në çdo hap të jetës tonë.
Ti ishe dhe do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona.
E kujtojnë me mall: Prindërit: Bajrami dhe Nusha, bashkëshortja Sinaveri, vajzat Altrina, Erionesa e Blerentina, vëllezërit Rama,Rifati, Negjati, Mirsadi, dhe Idrizi, si dhe motra Zyhra nga Carrbregu i Deçanit dhe nga Gjermania.