Dheu i zi
zgjohu baba nga varri
se tu ka rrit djali
zgjohu dhe shikoje
vetëm njëherë përqafoje
erdhi pranvera, erdhi behari
zemrën time ma dogji malli
ah jetim mbeta, ah jetim e shkreta
dora po më dridhet
zemra po më qan
do ta shkruaj këtë letër
do ta heq pak mall
shpeshherë vij te varri
shpeshherë vij e gjora
asnjëherë kurrë nuk u gëzova
dy fjalë i shkrova me shkrim për babin tim
dheu i zi e ka mbulu, unë pa ty s’muj me jetu
Me mall e lot në sy dhe zemër të thyer të përkujtojnë: Djali i vetëm Ruhani me bashkëshorten Gjevrinë, me fëmijët, vajzat: Lumturije, Hidajete, Hyrije, djemtë: Gëzimi i vogël si dhe Zijadini, motrat: Xhevrija, Mihrija, Bahtija, Halidja, Ruzhdia, Selvija. E përkujtojnë familja Sallahu nga Kirchbergi, Berlini si dhe nga Prishtina.