Kaluan 6 vite nga ikja jote, një ikje që theu zemrat tona përjetësisht dhe na la pa fjalë sot e asaj dite.
Sa do të donim të ishe këtu me ne dhe të zhvillonim bisedat e gjata dhe të ëmbla me ty sepse ashtu ke reflektuar gjithmonë, dashamirësi dhe gëzim.
Duket sikur fjalori i gjuhës shqipe është i varfër për të shprehur me fjalë dhimbjen, dashurinë dhe mallin që kemi për ty.
Të kujtojnë me mall dhe dashuri të përjetshme, prindërit: Haqifi dhe Hatushi, motrat: Merita, Shqipja, Arta dhe vëllai: Ilmiu.