Baba jonë i dashur, sot u bë një vit pa ty, ndërsa ne na duket sikur një shekull.
Ditët dhe muajt po kalojnë, por malli dhe dashuria për ty nuk do shuhen kurrë.
Mungesa jote është zbrazëti në zemrat dhe shpirtin tonë, e cila nuk do plotësohet kurrë.
Do jesh gjithmonë në zemrat tona.
Me shumë dhimbje e mall, të kujtojnë; Bashkëshortje, djemtë, vajzat, rejat, nipat, mbesat dhe e gjithë familja Nikçi në Rugovë, Pejë, Gjermani dhe Amerikë.