Ku je tash?
Tuj fluturue mbi kopshte t'Parrizit?
A mos tue kuvendu me shoqe je?
Ndalu pak, k'theje shikimin Tand t'butë
Kah kjo Tokë, që e deshte aq shum!
Shiko ato tri Gjarpnushe,
Tri shoqet Tua besnike që pate pranë;
N'dit't t'randa, n'dit't t'vështira, n'kohna pa shpresë!
Atyne ua rrëfeve hallin,
Vetëm atyne ua besove lot't!
I morën ato, bashk me dhimbjen Tande,
Ti lanë plagët e shpirtit Tand t'bardhë, pa zâ!
Ibrit plak, Erenikut t' qetë, Prishtevkës lozonjare,
Ua besove hallet që kujt s'ia the!
Mos ngurro tash; shtrije at Dorë ledhatuese mbi To!
Bane, që kurr ma – kurr,
N'shtratin e Tyne mos t'pikë loti!
Bane, t'rrjedhin n'lumni!
Ato Ty t'njohin mirë!
Uji mban n'mend, uji â çudì!
familja Nura.