Sot me 11.02.2022 bëhen 7 vite pa ty Babë
I zbrazët është vendi yt, por kudo është e pranishme fjala, këshilla dhe puna jote.
Pranvera nuk është e bukur si dikur sa ishe bashkë me ne. Rrezet e diellit s’na ngrohin si më parë, vetëm na shtojnë dhembjen dhe mallin për ty Babë. Ishe dhe do të mbetesh përgjithmonë shëmbëlltyrë e familjes sonë. Krenohemi që e patëm një babë si ti.
Të kujtojnë me mall dhe krenari: Bashkëshortja Liza, djemtë, vajzat, rejat, nipat dhe mbesat.
Pushofsh ne paqe.