Mungesën tënde e ndien i madh e i vogël në familjen tonë si një zbrazëti që nuk plotësohet kurrë.
Dhembja nuk shprehet me fjalë, as me lot, ajo është thellë në brendësinë e shpirtit tonë ! Vdekja e jote e hershme hapi një plagë të madhe në zemrat tona, që koha nuk e shëron dot as sot pas 21 viteve. Kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës sonë. E madhe është krenaria që të patëm, por edhe më e madhe është dhembja që nuk je më në mesin tonë.
Gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona i pa harruar!
Të përkujtojmë me mall : nëna Hatixhja, vëllai Lulzimi me bashkëshorten Blerinën dhe fëmijët Nevruz e Elias, motra Violeta me fëmijët Leon e Lina dhe bashkëshortin Hasanin, motra Sosja me Domenikun, Tixha me Lauren si dhe mbarë familja Krasniqi në Gjermani dhe Junik.