Me 28.02.2022 e përkujtojmë 1 vjetorin e vdekjes së babait tonë Nexhat Ali Zymberi, nga Gjilani, i lindur me 06.05.1950, në fshatin Burinc Zona e Karadakut.
Ai ishte aktivist i LDK-së dhe kontribues i jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e i përndjekur nga regjimi serbo-sllav.
Babë, ne shprehim mirënjohje ndaj Zotit që na dha mundësinë që na të jemi femijët e tu qoftë edhe për një kohë të shkurtër, andaj jemi të bekuar prej Zotit që ti ishe babai jonë, djalë bujar, burrë fisnik dhe baba i mrekullueshëm.
Përgjithmonë në kujtime:
Bashkëshortja Nexhmija me djemtë Shpendin, Shpejtimin dhe vajzën Shkurten dhe reja Atefja dhe mbarë familja Zymberi nga fshati Burinc, Gjilan.