Sot, më 11 mars bëhen 21 vite nga vdekja e vëllait dhe babait tonë
Koha kaloi shumë shpejt por mungesa dhe malli për ty vetëm sa na është shtuar. Dhembja nuk shprehet me fjalë, as me lot, ajo është thellë në brendësinë e shpirtit tonë! Vdekja e jote e hershme hapi një plagë të madhe në zemrat tona, që koha nuk e shëron dot as sot pas 21 viteve.
Kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës sonë. E madhe është krenaria që të patëm, por edhe më e madhe është dhembja që nuk je më në mesin tonë. Gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona!
Të kujtojnë: bashkëshortja Eminja, djemtë Milaimi e Mentori, vajza Fatlumja, vëllezërit Azemi, Ibrahimi, Agimi, Sahiti e Kemajli, motrat Mevludja, Sylbia, Ajnishahi e Halitja dhe mbarë farefisi nga Zaskoku i Ferizajt.