As në ëndrrën më të keqe s`do ta kishim menduar se duhet të ta dedikojmë një përkujtim.
U mbushën 40 ditë pa ty Rilind. Ti që na gëzove me ardhjen në jetë dhe na stepe me shkuarjen tënde në botën e përtejme.
Gjatë jetës përjetuam të papritura të hidhura që lanë gjurmë të përjetshme në mendjet e zemrat tona. Andaj, edhe ikja jote në moshë kaq të re na erdhi si një goditje e rëndë me të cilën ende nuk po mund të pajtohemi.
Krejt befas, vdekja na i rrëmben më të dashurit dhe na lë pran vetëm kujtimet dhe dhimbjen e përjetshme.
Do të të kujtojmë gjithmonë me mall e dashuri, tezja Vasfije Mazrekaj me djemtë: Xhevdetin, Xhavitin, Xhevatin dhe vajzat Shqipen dhe Shkendinë.