Sot, me 25 Prill, u bënë 4 vite pa më të dashurin tonë
Sa e vështirë të shkruajmë përkujtim për ty, më i dashuri dhe më i çmuari jonë, Din. Si të shkruajmë kur ende, edhe pas katër vitesh, nuk jemi pajtuar me humbjen tënde, tragjike dhe të pafajshme.
Vuajmë çdo ditë për rininë që nuk e gëzove. Zemra na behët copë-copë kur shohim të rritën fëmijët e tu engjëllorë, pa figurën e babait shembullor, që ti ishe.
Ata të kërkojnë në secilën ditë të jetës së tyre. E gjëma e nënës dhe e babait çdo vit e më shumë shtohet, se zëmra kërkon pa ndalur copën e saj, që i është këputur me zor! Sa e padrejtë qenka jeta, sa e ftohtë dhe e vrazhdë.
Të shtyka të jetosh i vdekur për së gjalli, sepse vdekja jote Din, për ne rrënoj çdo shpresë për ditë të mira. Jetojmë për t’i bërë të lumtur fëmijët e tu, që janë flladi i shpirtit tonë të plagosur. Je dhembja dhe krenaria jonë më e madhe, je engjëlli jonë i parajsës!
Të përkujtojnë çdo ditë me mall, dhembje e krenari prindërit: Muharremi dhe Gjyla; fëmijët: Leonisi, Florisi dhe Ornela; vëllezërit: Auloni dhe Loriku; motrat: Marigona dhe Pemlina, si dhe mbarë familja Nimonaj nga Skivjani i Gjakovës.