Sot përkujtojmë 24 vjetorin e masakrës së parë në Rrafshin e Dukagjinit ku u flijua edhe babi ynë.
Sot bëhen 24 vite plot pikëllim e mall nga vrasja jote Babë nga dora gjakatare e shkakut. Ajo ditë Maji ishte dita më e hidhur për ne.
Baba vrasja jote na ndryshojë jetën neve.
Babë engjëlli ynë mbrojtës ike e na le përgjithmonë të pa krahë. As fjalët e lotët e tërë shpirtit nuk e shprehin dot boshllëkun e krijuar në zemrat e më të dashurve tu
Babë, në lule të rinisë tënde të ndan nga kjo jetë që ti e deshe aq fortë, ike pa na thënë lamtumirën e fundit.
Qenka pafundësisht e vështirë ta përjetojmë ketë dhimbje kaq të thellë, ku vetëm dashuria e paskajshme që ndiejme për ty e rritë dhe e mban gjallë shpresën për të të ritakuar në amshim.
Baba jemi krenar qe jemi trashëgimtarët tu dhe falë teje dhe gjithë atyre që dhanë jetën për LIRI në gëzojmë Lirinë.
I lehtë të qoftë dheu i Shqiptarisë.
Të përkujtojnë: Bashkëshortja Mona, Vajzat Elizabeta e Merveta, djemtë Zyferi e Dauti dhe nipat e mbesat e tu.